BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Mali i Zi: Është arrestuar një nënoficer për 50 kilogramë kokainë në anijen për trajnim

- Policia ushtarake e Malit të Zi e arrestoi nënoficerin Dushko Radenoviq për shkak të dyshimit se ishte përfshirë në tregtinë e 50 kilogramëve kokainë, të konfiskuara në anijen për trajnim "Jadran" në Tivat.

Podgoricë, 20 prill 2019 (MIA) – Policia ushtarake e Malit të Zi e arrestoi nënoficerin Dushko Radenoviq për shkak të dyshimit se ishte përfshirë në tregtinë e 50 kilogramëve kokainë, të konfiskuara në anijen për trajnim “Jadran” në Tivat.

Droga ishte zbuluar në bazë të të dhënave operative të Ministrisë së Mbrojtjes. Në aksionin e mbrëmshëm është arrestuar Radenoviq për shkak të dyshimit se e kishte ditur për qëllimin e, personit deri më tani të panjohur, që të kontrabandojë kokainë.

Krahas drogës, janë gjetur edhe shumë armë ilegale, lajmëron Radiotelevizioni Mali i Zi.

Hetimi duhet të konfirmojë kush ishte logjistikë, a e kishte ditur dikush nga anëtarët e marinës detare për kontrabandën, por edhe për atë ku ishte ngarkuar droga dhe kujt duhej t’i dërgohej. fc/

 

Таг
Back to top button
Close