Korrespondentë MKDPolitikëZgjedhjet presidenciale 2019

Kryetari i komunës Novo Sellë do të zgjidhet në rrethin e dytë

Në komunën Novo Sellë 103 fletvotimet e pavlefshme janë arsye të mos ketë  zgjedhje  të kryetarit në zgjedhjet e djeshme të parakohshme. Njëherit, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Nikollço Stoilkov ka marrë 2.753 vota, ndërsa për kandidatin e LSDM-së, Nikolla Andonov kanë votuar 2.693 votues.

Strumicë, 22 prill 2019 (MIA) – Në komunën Novo Sellë 103 fletvotimet e pavlefshme janë arsye të mos ketë  zgjedhje  të kryetarit në zgjedhjet e djeshme të parakohshme. Njëherit, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Nikollço Stoilkov ka marrë 2.753 vota, ndërsa për kandidatin e LSDM-së, Nikolla Andonov kanë votuar 2.693 votues.

Sipas kryetares së Komisionit Zgjedhor Komunal, Venera Shopova, kandidati Stoilkov nuk e ka marrë 50 përqindëshin e nevojshëm plus  një votë për fitore në rrethin e parë për shkak të fletvotimeve të pavlefshme dhe për atë më 5 maj do të mbahet rrethi i dytë zgjedhor.

Nga 11.302 votues të regjistruar në Novo Sellë dje në votim kanë dalë 5.549 qytetarë me të drejtë të votimit, prej të cilëve 103 fletvotime  janë të pavlefshme.

Në komunën Novo Sellë zgjedhje të parakohshme për kryetar të komunës u mbajtën për shkak të asaj që ish kryetari i komunës Boro Stojçev dha dorëheqje prejse ishte dënuar me dënim me burg për përpjekje të kontrabandimit të cigareve. rt/sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close