BiznesBiznes.PortalEkonomi

KRE më 30 prill do ta marrë vendimin e fundit për çmimet e naftës sipas metodologjisë ekzistuese

Komisioni rregullator për energjetikë (KRE) është në fazën e përpunimit të metodologjisë së re për përcaktimin e çmimit të derivateve të naftës, ndërsa më 30 prill të këtij viti do ta marrë vendimin e fundit për çmimet e derivateve sipas metodologjisë ekzistuese, paralajmëroi sot kryetari i KRE Marko Bislimovski.

Shkup, 15 prill 2019 (MIA) – Komisioni rregullator për energjetikë (KRE) është në fazën e përpunimit të metodologjisë së re për përcaktimin e çmimit të derivateve të naftës, ndërsa më 30 prill të këtij viti do ta marrë vendimin e fundit për çmimet e derivateve sipas metodologjisë ekzistuese, paralajmëroi sot kryetari i KRE Marko Bislimovski.

“Në dy muajt e kaluar KRE-ja formoi grup punues, që punon në përpunimin e kësaj metodologjie, në të cilën marrin pjesë përfaqësues të tregtarëve më të mëdha me naftë dhe derivateve të naftës, Ministria e Financave dhe institucionet tjera shtetërore që janë të ndërlidhura me çështje të naftës dhe derivate të naftës. Pres që metodologjia e re të aprovohet nga fundi i prillit dhe fillimi i majit”, deklaroi Bislimovski në pushimin e Asamblesë së përgjithshme për çmimet dhe tarifat dhe Komitetin për licencim dhe konkurrencë të Asociacionit rajonal të rregullatorëve energjetikë (ERRA) që sot dhe nesër mbahet në Shkup.

Ai theksoi se më 8 maj përfundon detyrimi që të zbatohet metodologjia ekzistuese për çmime të naftës dhe derivateve të naftës që është përcaktuar me Aneksin e Marrëveshjes për shitje të OKTA-s.

“Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për energjetikë kaloi në Kuvend për herë të dytë dhe në atë moment kur do të hyjë në fuqi, ne do ta miratojmë metodologjinë e re. Është shumë herët që të thuhet nëse metodologjia e re do të shkaktojë rritje apo ulje të çmimeve, por pres që do të jenë këtu diku dhe se nuk do të shkaktojmë shok të çmimeve”, potencoi Bislimovski.

Precizoi se metodologjia e re do të bazohet në koncept plotësisht të ri dhe nuk do të llogarisë çmim prodhues, por bazë do të jetë çmimi i naftës së papërpunuar në bursat botërore, në të cilën do të shtohen shpenzime shtesë si premi të tregtarëve, transporti nga portet deri te rezervoaret, në të cilat tregtarët i deponojnë derivatet e naftës, shpenzim për transmetim nga depoja deri te pompat e benzinës, shpenzim për marzhë,…

“Në metodologjinë e re do të pranohet edhe shpenzimi për deponim të rezervave devizore, për të cilat kishim mjaft vërejtje nga Bashkësia energjetike. Njëherit do të implementohen edhe të gjitha të dhënat shtetërore, që i përkasin çmimit përfundimtar, siç janë akciza, shpenzimi për blerje dhe deponim të rezervave të naftës, të dhënat për mbrojtje të mjedisit jetësor,…. tha Bislimovski.

Në këtë moment, potencoi Bislimovski, marzha tregtare për shitje të derivateve të naftës arrin 3,2 denarë për litër, por tregtarët kërkojnë që të rritet në diçka më shumë se gjashtë denarë. mb/

Back to top button
Close