Lajme nga komunatShkup

Komuna e Kisella Vodës shpall Ditë zie për ish-kryetaren e Komunës, Biljana Beliçanec

Me heshtje njëminutëshe anëtarët e Këshillit të Komunës së Kisella Vodës e filluan seancën e sotme të jashtëzakonshme të konvokuar për shkak të vdekjes së ish-kryetares së Komunës, Biljana Beliçanec. Në seancë në mënyrë unanime u soll vendim dita e nesërme të shpallet për ditë zie në territorin e komunës.

Shkup, 8 prill 2019 (MIA) – Me heshtje njëminutëshe anëtarët e Këshillit të Komunës së Kisella Vodës e filluan seancën e sotme të jashtëzakonshme të konvokuar për shkak të vdekjes së ish-kryetares së Komunës, Biljana Beliçanec. Në seancë në mënyrë unanime u soll vendim dita e nesërme të shpallet për ditë zie në territorin e komunës.

Me vendimin anulohen të gjitha manifestimet kulturore, sportive, argëtuese dhe të tjera.

“Sot në rendin e ditës së seancës e kemi vetëm një pikë, ndërsa ajo është që dita e nesërme të shpallet Ditë zie në Komunën e Kisella Vodës, me rastin e vdekjes së hershme të ish-kryetares së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec. Në emër të të gjithë të pranishmëve këtu dëshiroj të shpreh ngushëllimet më të thella për humbje e saj”, tha kryetari i Këshillit të Komunës, Dario Shimiq.

Kryetari i Komunës, Filip Temellkovski paralajmëroi iniciativë për emërimin e Shtëpisë së sapondërtuar për Kulturë, Biljana Beliçanec. shk/

Back to top button
Close