EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Kina dhe BE janë pajtuar që të forcojnë lidhjet tregtare

Kina dhe BE sot janë pajtuar në Samitin në Bruksel për forcimin e lidhjeve tregtare dhe kanë premtuar se do të punojnë në qasje më të mirë të tregut, eliminimin e kërkesave diskriminuese dhe praktikave të cilat prekin investitorët e huaj.

Bruksel, 9 prill 2019 (MIA) – Kina dhe BE sot janë pajtuar në Samitin në Bruksel për forcimin e lidhjeve tregtare dhe kanë premtuar se do të punojnë në qasje më të mirë të tregut, eliminimin e kërkesave diskriminuese dhe praktikave të cilat prekin investitorët e huaj.

Liderët evropian Donald Tusk dhe Zhan Klod Junker dhe kryeministri kinez Li Keçijang kanë biseduar për këto çështje para se të njoftojnë se kanë arrit progres në raportet tregtare.

“Negociatat kanë qenë të vështira, por së fundmi kanë dhënë fryt. Arritëm të pajtohemi për deklaratë të përbashkët që e përcakton kahen e partneritetit tonë bazuar në reciprocitet”, ka thënë Tusk.

“Investimet” e Samitit vjetor kanë qenë të larta me tregti dydrejtimëshe mes BE-së dhe Kinës në vlerë prej rreth 575 miliardë euro në vit. BE është partner më i madh tregtar i Kinës, derisa për BE-në vetëm SHBA-të janë partner i madh.

Liderët, poashtu kanë biseduar për politikën që Kina t’i detyrojë kompanitë e huaja të tërhiqen nga pronësia intelektuale si kusht për qasje deri në tregun e saj të madh- që është çështje që Uashingtoni e ka bërë si temë qendrore në kontestin tregtar me Pekinin.

Në deklaratën përfundimtare thuhet se dy palët janë pajtuar se nuk duhet të ketë transferim të detyrueshëm të teknologjisë. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close