EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Kancelarja gjermane vlerëson se Bregziti mund të anulohet deri në vitin 2020

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot vlerësoi se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (Bregzit) mund të anulohet deri në fillim të vitit 2020.

Berlin, 9 prill 2019 (MIA) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot vlerësoi se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (Bregzit) mund të anulohet deri në fillim të vitit 2020.

“Anulimi i Bregzitit për disa muaj është i mundur, deri në fillim të vitit 2020”, deklaroi kancelarja në takimin me anëtarët e Unionit Demokristian të saj (CDU).

Kancelarja Merkel, e cila sot u takua me kryeministren britanike Thereza Mej, tha se BE nuk dëshiron t’i imponojë Britanisë së Madhe largim “jo të rregullt” nga anëtarësia, pasi në interes të Unionit është të vazhdojë të ketë marrëdhënie të mira me këtë vend.

Pallati i Eliseut paraprakisht kumtoi se Franca nuk e kundërshton anulimin e Bregzitit, por, periudha prej një viti, siç propozon Brukseli është shumë.

Parisi “nuk është i mbyllur për zgjidhje të tjera, por me kufizime të caktuara dhe jo me çdo çmim”, theksoi pallati para takimit të presidentit francez, Emanuel Makron dhe Thereza Mej, e cila pas Berlinit udhëtoi drejt Parisit.

Në Bruksel për nesër është caktuar samit i jashtëzakonshëm i liderëve të BE-së për Bregzitin.

Kryeministrja britanike kërkoi anulimin e Bregzitit deri më 30 qershor, derisa kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, përmendi “anulim fleksibil deri në 12 muaj”. shk/

Таг
Back to top button
Close