0_Sport,PortalFutboll

Juventusi pa kapitenin për ndeshjen në Amsterdam

Kapiteni i Juventusit, Xhorxho Kielini nuk gjendet në grupin e ekipit për ndeshjen në Ajaks në ndeshjen e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Torino, 9 prill 2019 (MIA) – Kapiteni i Juventusit, Xhorxho Kielini nuk gjendet në grupin e ekipit për ndeshjen në Ajaks në ndeshjen e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Lojtari defansiv mori lëndim në gju në trajnimin e djeshëm dhe nuk udhëtoi me bashkëlojtarët për në Amsterdam. Në vendin e tij nesër pritet të luaj Daniele Rugani, i cili do të jetë partner në qendrën e Mbrojtjes me Leonardo Bonuçi.

Jashtë përllogaritjeve të trajnerit Masimiliano Alegri mbetet edhe Emre Xhan i cili gjithashtu është i lënduar.

Mega ylli Kristiano Ronaldo është rikuperuar nga lëndimi dhe do ta kryesojë ekipin e “bardh e zinjve”. shk/

Таг
Back to top button
Close