BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Janë kthyer dhjetëra kosovarë nga Siria

- Dhjetëra shtetas  të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë, të cilët gjendeshin në rajonet e luftës në Siri, u kthyen në  Kosovë me aeroplan i cili ateroi në aeroportin e Prishtinës mbrëmë vonë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 20 prill 2019 (MIA) – Dhjetëra shtetas  të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë, të cilët gjendeshin në rajonet e luftës në Siri, u kthyen në  Kosovë me aeroplan i cili ateroi në aeroportin e Prishtinës mbrëmë vonë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në aeroportin “Adem Jashari” natën mes së premtes dhe së shtunës ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, i cili deklaroi se operacioni për kthimin e shtetasve kosovarë nga Siria ka përfunduar me sukses. Për më shumë hollësi rreth operacionit Tahiri paralajmëroi se do ta informojë opinionin në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme.

Një numër i madh i pjesëtarëve të policisë ishin vënë re në aeroport,  si dhe automjete të ndihmës së shpejtë dhe mjete të tjera transportuese.

Korrespondenti i Radio Evropa e Lira njoftoi se në vendin ku supozohet se kishin arritur kosovarët është parë një aeroplan, dhe në një pjesë të tij shihej flamuri amerikan.

Presidenti amerikan Donald Tramp para disa javëve iu bëri thirrje shteteve evropiane që t’i kthejnë dhe t’i dënojnë shtetasit e tyre të cilët kanë marrë pjesë në luftën në Siri në anën e organizatës terroriste të quajtur Shteti Islamik (SHI).

Qeveria e Kosovës atëherë bëri të ditur se do të veprojë si edhe shtetet tjera anëtare të koalicionit global kundër SHI-së.

Më shumë se 400 shtetas të Kosovës vlerësohet se kanë shkuar në Siri në gjashtë, shtatë vitet e kaluara që të luftojnë në anën e ekstremistëve islamikë.

Prej tyre 70 janë vrarë, përderisa një numër i madh i grave dhe fëmijëve edhe më tutje mbeten në zonat e luftës.

Sipas të dhënave të policisë së Kosovës, në shkurt të këtij viti në Siri gjendeshin 44 gra dhe 48 fëmijë.

Numri i luftëtarëve nga Kosova të cilët edhe më tutje gjenden në zonat e luftës është 56, bëri të ditur  policia më 25 shkurt të këtij viti. ia/fc/

Таг
Back to top button
Close