BallkanBallkan.Portal

Iu vazhdua paraburgimi dy serbëve të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Gjykata e Prishtinës ua vazhdoi sot për dy muaj masën e paraburgimit pjesëtarëve të policisë së Kosovës, Nedeljko Spasojeviq dhe Marko Roshiq, të dyshuar për përzierje në vrasjen e liderit të partisë Iniciativa qytetare Serbi, demokraci, drejtësi, Oliver Ivanoviq më 16 janar të vitit 2018, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 23 prill 2019 (MIA) – Gjykata e Prishtinës ua vazhdoi sot për dy muaj masën e paraburgimit pjesëtarëve të policisë së Kosovës, Nedeljko Spasojeviq dhe Marko Roshiq, të dyshuar për përzierje në vrasjen e liderit të partisë Iniciativa qytetare Serbi, demokraci, drejtësi, Oliver Ivanoviq më 16 janar të vitit 2018, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Avokati i serbëve Spasojeviq dhe Roshiq, Negovan Sharanpviq informoi se prej dje klientët e tij kanë hyrë në grevë urie, prandaj gjykata e refuzoi kërkesën e tyre për transferim nga burgu i Podujevës në atë të Mitrovicës.

Spasojeviq dhe Roshiq u arrestuan gjatë aksionit të madh të njësisë speciale kosovare ROSU, më 23 nëntor të vitit të kaluar. Në aksion, siç ishte kumtuar, ishte gjetur armë ilegale dhe “materie të tjera të cilat paraqesin vepër penale dhe rreth të cilave veprohet sipas detyrës zyrtare”.

Sipas prokurorisë, Sapsojeviq dhe Roshiq dyshohen si pjesëtarë të grupit kriminel të cilët kanë kryer vepër penale “ndihmë në vrasje të rëndë”.

Oliver Ivanoviq, i cili ishte një ndër liderët e serbëve të Kosovës, u vra më 16 janar të vitit të kaluar në veri të Mitrovicës, jo larg shtëpisë së tij, para selisë së partisë së tij. ab/

Таг
Back to top button
Close