0_Sport,PortalFutboll

Guardiola para derbit: E pres Junajtedin më të mirë

Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola deklaroi se në asnjë mënyre nuk i ndikon forma e keqe e ekipit Junajted para derbit të nesërm në "Olld Traford". Sipas spanjollit, "djajtë e kuq", të cilët vetëm para disa ditëve u deklasuan me rezultat 4:0 nga Evertoni, do ta japin më të mirën nga vetja, sepse në ndeshjet derbi, lojtarët çdoherë japin maksimumin për shkak të tifozëve.

Mançester, 23 prill 2019 (MIA) – Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola deklaroi se në asnjë mënyre nuk i ndikon forma e keqe e ekipit Junajted para derbit të nesërm në “Olld Traford”. Sipas spanjollit, “djajtë e kuq”, të cilët vetëm para disa ditëve u deklasuan me rezultat 4:0 nga Evertoni, do ta japin më të mirën nga vetja, sepse në ndeshjet derbi, lojtarët çdoherë japin maksimumin për shkak të tifozëve.

“Mbeten katër ndeshje, që duhet t’i fitojmë për ta mbrojtur titullin. E di se çka duhet të bëjmë dhe shkojmë për një ndeshje të madhe. Nesër pres  Junajtedin më të mirë. Jam i sigurt në atë sepse ata janë krenarë. Prandaj po përgatitemi për këtë ndeshje, si edhe çdoherë. Ai është derbi dhe çdoherë kur luajmë kundër Junajtedit, ndeshjet janë të posaçme. Lojtarët japin gjithçka nga vetja për tifozët dhe klubin”, deklaroi katalonasi.

Guardiolën e mbështeti edhe kolegu Ole Gunar Solskjer emërimi i të cilit për menaxher të përhershëm të Mançester Junajtedit tashmë filloi të definohet nga disa kritikë si gabim, pasi që ekipi shënoi seri të rezultateve jo të mira.

“Unë jam afër Solskjerit, e kuptoj plotësisht pozitën në të cilën ndodhet. Ne ndonjëherë ndjehemi shumë të vetmuar. Kjo u ndodhë të gjithë menaxherëve në botë. I tillë është realiteti dhe duhet ta pranojmë. Përndryshe duhet të rrimë në shtëpi. E kuptoj plotësisht dhe unë jam me të, e mbështes”, thotë strategu i Sitit.

Pep konfirmoi se nuk do të mund të llogarisë në Kevin de Bruin në derbin e nesërm, pasi nuk është e qartë nëse belgu do të luajë tashmë deri në fund të sezonit.

“De Bruin e humbi ndeshjen për shkak të lëndimit në muskul, Për fat të keq, ai pati një lëndim, të dytin më pas, më pas të tretin. Pati dy apo tre herë probleme me muskujt, si pasojë e lëndimit në gjy. Tani do të shohim nëse do të mund të luajë edhe një apo dy ndeshje deri në fund të sezonit, pas çka është me rëndësi të mbajë një përgatitje të mirë parasezonale”, përfundoi Guardiola. ab/

Таг
Back to top button
Close