0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

“Garë atletike NATO” në skelën e Vardarit

"Garë atletike NATO" në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, së bashku me Federatën e Atletit, Agjencinë për të Rinj dhe Sport dhe Këshillin euroatlantik  sot do të mbahet në skelën e Vardarit në Shkup në suaza të shënimit të Javës së NATO-s.

Shkup, 6 prill 2019 (MIA) – “Garë atletike NATO” në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, së bashku me Federatën e Atletit, Agjencinë për të Rinj dhe Sport dhe Këshillin euroatlantik  sot do të mbahet në skelën e Vardarit në Shkup në suaza të shënimit të Javës së NATO-s.

Në garë janë paraqitur 260 pjesëmarrës, mes të cilëve edhe nga përfaqësitë ushtarake-diplomatike në vend, të punësuar në Ministri dhe pjesëtarë të Armatës, si dhe qytetarë.

Në hapjen e garës në stadiumin ushtarak në Parkun e qytetit do të marrë pjesë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shefi i shtatmadhorisë të Armatës Vasko Gjurçinovski, shefi i zyrës së NATO-s për lidhje Zoran Jankoviq dhe ambasadori Samuel Zhbogar. sn/

Back to top button
Close