0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Filipçe: Me partneritet publiko-privat deri në shërbime më të mira shëndetësore për të gjithë qytetarët

 Në drejtim të avancimit të kurimit të modelit të partneritetit publiko-privat do të jetë mënyrë që të gjithë pacientët të kenë mundësi të marrin shërbime të mira shëndetësore edhe në spitalet private. Kjo është përgjigjja e institucioneve pas shqyrtimit se mbi 35 për qind e qytetarëve për kurim paguajnë prej xhepit personal në institucione jashtë shëndetit publik, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Tetovë, 8 prill 2019 (MIA) – Në drejtim të avancimit të kurimit të modelit të partneritetit publiko-privat do të jetë mënyrë që të gjithë pacientët të kenë mundësi të marrin shërbime të mira shëndetësore edhe në spitalet private. Kjo është përgjigjja e institucioneve pas shqyrtimit se mbi 35 për qind e qytetarëve për kurim paguajnë prej xhepit personal në institucione jashtë shëndetit publik, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Kemi edhe analizat tona në Ministri, Institutin për Shëndet Publik dhe Fondin për Sigurim Shëndetësor të cilat tregojnë se 30 për qind paguajnë vetëm në sektorin privat. Nëse mbetet kështu me kufi të qartë midis shëndetit privat dhe publik konsiderojmë se do të vijmë një një situatë më të keqe. Ideja jonë është që me vendosjen e partneriteteve publiko-private t’i hapim dyert e të gjitha institucioneve për të gjithë pacientët për çmime dhe kontribute të njëjta të cilat tani i paguajnë, e të mos munden të marrin shërbime përkatëse nga ekspertë të shquar në cilindo institucion në vend”, tha  Filipçe, i cili në Fakultetin e Shkencave Mjekësore pranë Universitetit në Tetovë, ligjëroi me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë.

Përkujtoi se përballja me irracionalitetin  me spitale të caktuara të cilat janë të zbrazura, pas zgjedhjeve do të tejkalohet me zhvillimin e ligjit përmes studimeve fizilibite rreth uljes së shpenzimeve. Në pyetjen e gazetarëve për mundësinë për rritjen e personelit në mjediset rurale, para së gjithash në zonat malore, tha se tashmë ka masa konkrete.

“Në Urviç të Tetovës u lëshua në përdorim ambulanca dhe tani po përpunojmë sistem si një ekip mjekësor të punojë në më shumë ambulanca, për shembull midis fshatrave Lurviç dhe Jellovjan. Në plan është edhe vendosja e sistemit për servise patronazhe mobile, fillojmë projekt pilot  në Resnjë, Manastir dhe Koçan. Këto janë servise mobile të shtëpive shëndetësore në qendrat mjekësore dhe spitalet klinike të cilat mund të bëjnë vizita sipas sistemit të rotacionit, ku nuk ka më shumë mjekë dhe infermiere. Kështu në mënyrë të dukshme do të lehtësohet qasja dhe cilësia e mbrojtjes shëndetësore të qytetarëve të cilët tashmë udhëtojnë deri te qyteti më i afërt për shërbime shëndetësore”, potencoi  Filipçe.

Sipas tij, përmirësim do të ketë edhe në shërbimet për Ndihmë urgjente mjekësore me furnizimin e automjeteve të reja. Gjatë vitit, shtoi, është planifikuar edhe pajisja e Qendrës Diagnostiko-Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close