BiznesBiznes.PortalBotëBotë.Portal

“Fejsbuk” pret dënim rekord për shkak të rrjedhjes së informacioneve personale

Kompania "Fejsbuk" kumtoi se pret që autoritetet amerikane t'i shqiptojnë dënim rekord prej mes tre dhe pesë milionë dollarëve për shkak të rrjedhjes së të dhënave shtesë të shfrytëzuesve të këtij rrjeti social.

San Francisko, 26 prill 2019 (MIA) – Kompania “Fejsbuk” kumtoi se pret që autoritetet amerikane t’i shqiptojnë dënim rekord prej mes tre dhe pesë milionë dollarëve për shkak të rrjedhjes së të dhënave shtesë të shfrytëzuesve të këtij rrjeti social.

Paralajmërimi pasoi pasi që javën e kaluar Komisioni federal amerikan për tregti filloi hetim pas akuzave për rrjedhje të të dhënave personale të shfrytëzuesve të “Fejsbukut”.

Burime nga kompania informuan se “Fejsbuk” tashmë ka ndarë tre milionë dollarë që ta paguajë dënimin e pritur që do ta shqiptojë Komisioni.

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit numri i shfrytëzuesve të “Fejsbuk” ka arritur 2,38 miliardë persona, që është për rreth 10 milionë më shumë nga 2,37 miliardë dollarë. Në të njëjtën kohë, profiti i kompanisë është rritur për 26 për qind në 15,08 miliardë dollarë, që është më shumë se 14.97 miliardët e parashikuara. mb/

Таг
Back to top button
Close