0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKD

Epidemi e verdhëzës infektuese në një shkollë të posaçme në Novosellë

Në shkollën e posaçme fillore "Klimenti i Ohrit" në Novosellë është shpallur epidemi e verdhëzës infektuese, informoi dr. Silvana Petkoska, specialiste epidemiologe nga Qendra për Shëndet Publik në Strumicë. Në shkollë shkojnë rreth pesëdhjetë fëmijë me aftësi të kufizuara ndërsa një pjesë e tyre janë vendosur edhe në internatin e shkollës.

Strumicë, 23 prill 2019 (MIA) – Në shkollën e posaçme fillore “Klimenti i Ohrit” në Novosellë është shpallur epidemi e verdhëzës infektuese, informoi dr. Silvana Petkoska, specialiste epidemiologe nga Qendra për Shëndet Publik në Strumicë. Në shkollë shkojnë rreth pesëdhjetë fëmijë me aftësi të kufizuara ndërsa një pjesë e tyre janë vendosur edhe në internatin e shkollës.

„Dhamë urdhër gjatë 15 ditëve të ardhshme shkolla të mbyllet, pasi deri më tani janë regjistruar 11 pacientë, tek të cilët është zbuluar Hepatiti A. Këtë vendim e sollëm që të mos përhapet sëmundja në institucion, ku janë gjithsej 80 fëmijë së bashku me personelin”, thotë dr. Petkoska.

Shton se rasti i parë është zbuluar muajin e kaluar ndërsa i dyti është paraqitur në fillim të prillit. Janë paraqitur edhe raste të reja ndërsa në mesin e tyre është edhe një edukatore.

Sipas dr. Petkoska gjendja është duke u ndjekur dhe nëse nuk ka raste të reja të verdhëzës infektuese pritet që shkolla të vazhdojë të punojë pas festave të Pashkëve dhe 1 Majit. shk/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close