BallkanBallkan.Portal

Dy të vdekur në një aksident ajror në Bullgari

Piloti dhe një udhëtarë i një aeroplani të vogël privat kanë humbur jetën dje kur fluturakja u rrëzua në pjesën jugore të Bullgarisë.

Sofje, 21 prill 2019 (MIA) – Piloti dhe një udhëtarë i një aeroplani të vogël privat kanë humbur jetën dje kur fluturakja u rrëzua në pjesën jugore të Bullgarisë.

“Aeroplani ‘Zodiak’ me dy ulëse, ishte në turë promovuese, ndërsa gjatë fluturimit njëri krah është ndarë, me ç’rast aeroplani është rrëzuar në afërsi të stadiumit në fshatin Orizare, ku kishte gara”, deklaroi shefi i policisë në Pllovdiv, Atanas Illkov.

Kjo është hera e dytë nga fillimi i prillit të rrëzohet një aeroplan bullgar. Më 2 prill nga rrëzimi i një aeroplani i tipit “Cesna” afër vendit “Sollunska gllava” humbën jetën katër shtetas bullgarë. mb/

Таг
Back to top button
Close