EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Dhoma e ulët: Nuk ka dalje nga BE pa marrëveshje

Dhoma e ulët e Parlamentit britanik ka miratuar propozim -ligj i cili garanton se vendi nuk mund të del nga BE-ja pa marrëveshje.

Londër, 4 prill 2019 (MIA) – Dhoma e ulët e Parlamentit britanik ka miratuar propozim -ligj i cili garanton se vendi nuk mund të del nga BE-ja pa marrëveshje.

Deputetët e kanë miratuar propozim- ligjin me vetëm një votë diferencë, ose 313 vota “për”, ndërsa 312 kanë qenë “kundër”.

Britania ka vetëm tetë ditë deri më 12 prill ta miratojë marrëveshjen për Bregzitin dhe të del me plan të ri, ose të braktis BE-në pa marrëveshje që do të shkaktojë pengesa të mëdha dhe pasoja për qytetarët dhe kompanitë në atë vend, por edhe në Union.

Propozim- ligjin duhet ta miratojë edhe Dhoma e lartë e Parlamentit që është gjë e mundshme. Me këtë ligj nuk obligohet BE të pajtohet me anulimin e Bregzitit. fab/

Таг
Back to top button
Close