0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikëZgjedhjet presidenciale 2019

Detektor: Pendarovski para Siljanovskës dhe Rekës

Një javë pas fillimit të fushatës zgjedhore për president të shtetit, Stevo Pendarovski ka mbështetjen më të madhe të qytetarëve me 28.8 për qind, përpara Gordana Siljanovska Davkovës me 26.6 për qind dhe Blerim Reka me 7, 1 për qind, sipas hulumtimit me temë "Rejtingu i kandidatëve presidencialë" i realizuar nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup (IHPSH) në periudhën nga 23 deri më 27 mars, në 1,110 të anketuar të rritur në të gjithë vendin.

Shkup, 7 prill 2019 (MIA) – Një javë pas fillimit të fushatës zgjedhore për president të shtetit, Stevo Pendarovski ka mbështetjen më të madhe të qytetarëve me 28.8 për qind, përpara Gordana Siljanovska Davkovës me 26.6 për qind dhe Blerim Reka me 7, 1 për qind, sipas hulumtimit me temë “Rejtingu i kandidatëve presidencialë” i realizuar nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup (IHPSH) në periudhën nga 23 deri më 27 mars, në 1,110 të anketuar të rritur në të gjithë vendin.

Te të anketuarit nga përkatësia etnike maqedonase, Gordana  Siljanovska Davkova ka avantazh me 35.8 përqind, para Stevo Pendarovskit me 33.5 për qind, ndërsa avantazh për shqiptarët ka Blerim Rekën (30.4 për qind), përpara Stevo Pendarovskit me 17.4 përqind . Grupet e tjera etnike e mbështesin nga Gordana Siljanovska Davkovën me 17.9 përqind.

Stevo Pendarovski gëzon besim më të madh në mesin e studentëve (26.1 përqind), te punonjësit në sektorin shtetëror, ndërsa Gordana Siljanovska ka përparësi te të vetëpunësuarit / biznesi privat (31.8 për qind), bujqit (35.3 për qind), pensionistët (29.2 për qindje) dhe të papunët (19.6 për qind).

Shumica e qytetarëve do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale (69.3 për qind) dhe sipas përkatësisë etnike maqedonasit janë më të motivuar të dalin në votime (76.4 për qind), ndërsa shqiptarët do të votojnë 52.6 për qind nga të intervistuarit dhe komunitetet tjera etnike 41, 9 për qind e të anketuarve.

Tetë prej dhjetë qytetarëve vlerësojnë se duhet të bojkotohen zgjedhjet e ardhshme presidenciale (81,2 për qind)

Të anketuarit presin të përmbushin censusi  prej 40 për qind në raundin e dytë (47.9 për qind), ndërsa 38.6 për qind e tyre nuk janë të sigurt për zbatimin e tij.

Hulumtimi i opinionit publik në temën “Rejtingu i kandidatëve presidencial” u zhvillua për emisionin “Detektor” në TV Sitel,në të cilën komentet dhe qëndrime tyre i kanë dhënë  Petar Arsovski, analist politik, Ilina Mangova, drejtoresh e IRI dhe Albert Musliu,  analist politik.

Rezultatet e kësaj ankete janë nën supozimin se në Maqedoni jetojnë 1 400.000 votues, bazuar në përvojat e hulumtimeve paraprake të Institutit për Hulumtime Politike nga Shkupi (IHPM). sn/

Back to top button
Close