Korrespondentë MKDZgjedhjet presidenciale 2019

Deri në orën 13 jehona në komunën e Kërçovës 13 për qind

- Në komunën e Kërçovës dalja në zgjedhje është në kuadër të mesatares nga proceset paraprake zgjedhore të cilat ishin realizuar në territorin e kësaj komune. Në këtë komunë jehona është 13 për qind.

Kërçovë, 21 prill 2019 (MIA) – Në komunën e Kërçovës dalja në zgjedhje është në kuadër të mesatares nga proceset paraprake zgjedhore të cilat ishin realizuar në territorin e kësaj komune. Në këtë komunë jehona është 13 për qind.

“Në komunën tonë deri në orën 13 të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 6.500 votues ose 13 për qind. Përndryshe ka ende qytetarë të cilët për shkak se iu kishte skaduar afati i letërnjoftimit ose dokumentit për identifikim, nuk mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës”, tha Antigona Seferi, kryetare e KKZ – Kërçovë duke shtuar se të drejtë vote kanë gjithsej 5.0296 votues në 115 vendvotime. rz/fc/  

Таг
Back to top button
Close