BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Deputetët gjermanë në Prishtinë: Berlini është kundër shkëmbimit të territoreve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i pranoi sot në zyrën e tij deputetët e Bashkimit Demokristian (CDU) në Parlamentin gjerman, Peter Bauerin dhe Kristijan Shmitin, prej të cilëve ka kërkuar mbështetjen e Berlini për liberalizimin e vizave për Kosovën, njoftoi korrespodenti i MIA-së në Prishtinë.

Prishtinë, 1 prill 2019 (MIA) – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i pranoi sot në zyrën e tij deputetët e Bashkimit Demokristian (CDU) në Parlamentin gjerman, Peter Bauerin dhe Kristian Shmitin, prej të cilëve ka kërkuar mbështetjen e Berlinit për liberalizimin e vizave për Kosovën, njoftoi korrespodenti i MIA-së nga Prishtina.

Haradinaj pas takimit deklaroi se mysafirëve ua ka shprehur falënderimin për kancelaren Angela Merkelin dhe shtetin gjerman për të gjithë atë që e bëjnë për Kosovën dhe rajonin.

“Biseduam për bashkëpunimin bilateral Kosovë-Gjermani, që shënon progres, por në të cilën mund të bëhet akoma më shumë. Shpreha falënderim për procesin e Berlinit, që i ndihmon rajonit. Shpreha falënderim për Merkelin dhe për Berlinin zyrtar për atë iniciativë që u tregua shumë e vlefshme për rajonin”, deklaroi Haradinaj, duke shtuar se deputetët e kanë vërtetuar mbështetjen e Bundestagut për Kosovën.

Deputeti Bauer theksoi se legjislatura gjermane është kundër shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Biseduam edhe për dialogun, që do e mbështesim dhe për të cilin shpresojmë që së shpejti do të vazhdojë. Gjithashtu biseduam edhe për pyetjen për shkëmbimin e territoreve, për çka ne kundërshtojmë në  çdo aspekt”, tha Bauer.

Kolegu i tij Shmit theksoi se ideja për shkëmbimin e territoreve do të krijonte probleme të reja, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin.

“Gjermania ka qëndrim të qartë, ne jemi kundër kësaj ideje. Nuk mund t’i zgjidhni problemet të cilat do t’i keni me krijimin e problemeve të reja. Dhe ai që me të vërtetë mendon se do ta zgjidhë problemin me këtë ide duhet të jetë shumë i vetëdijshëm se krijon probleme të reja jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin”, deklaroi Shmit. aa/shk/

Таг
Back to top button
Close