Tekste origjinale

Demant nga AUV se pa nevojë mbahen transportuesit gjatë kontrollit në Qafë Thanë dhe Tabanoc

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari i mohon zërat në mediat për mbajtje të panevojshme të transportuesve gjatë kryerjes së kontolleve në vendkalimet kufitare Qafë Thanë dhe Tabanoc. Sipas dispozitave ligjore, gjatë eksportit të ushqimit me origjinë shtazore, veterinarët zyrtarë nuk kryejnë kontroll në vendkalimet kufitare, por në vendin e ngarkesës së dërgesës me  çka japin certifikata.

17 prill 2019

 

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari i mohon zërat në mediat për mbajtje të panevojshme të transportuesve gjatë kryerjes së kontolleve në vendkalimet kufitare Qafë Thanë dhe Tabanoc. Sipas dispozitave ligjore, gjatë eksportit të ushqimit me origjinë shtazore, veterinarët zyrtarë nuk kryejnë kontroll në vendkalimet kufitare, por në vendin e ngarkesës së dërgesës me  çka japin certifikata.

Në vendkalimet kufitare kontrolle kryhen gjatë importit në Maqedoninë e Veriut, për çka kompanitë kanë për obligim që paraprakisht, më së voni 24 orë para arritjes së dërgesës në kufi, të lajmërohen në EHIM sistemin elektronik. Orari i punës i shërbimeve inspektuese të Agjencisë është harmonizuar me orarin e punës së shërbimeve doganore.

Për import të ushqimit me origjinë jo shtazore, para pak kohësh drejtori i Agjencisë  për Ushqim dhe Veterinari Zoran Atanasov solli vendim për përcaktimin e 16 vendeve inspektuese për kryerjen e kontrollit gjatë importit. Zgjedhjen e një nga vendit të përcaktuar ku do të bëhet kontrolli e bën kompania e cila importon në Maqedoni.

Si institucion përgjegjës Agjencia e mbështet iniciativën e biznes sektorit për kryerjen e kontrolleve të përbashkëta inspektuese me vendet fqinje. Sipas asaj që është planifikuar, për këtë qëllim, në vendkalimin kufitar Qafë Thanë me Republikën e Shqipërisë do të ndërtohet objekt për kryerjen e kontrolleve të përbashkëta.

Që të mos ketë vonesa të dërgesave me origjinë shtazore të cilat eksportohen nga Republika e Maqedonisë së Veriut, para pak kohësh, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari  me shkrim u drejtua te Drejtoria Veterinere e Republikës së Serbisë me kërkesë për prolongimin e orarit të punës të veterinarëve të tyre zyrtarë në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë. Në kërkesën e Agjencisë, për fat të keq, nuk kishte përgjigje pozitive.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari

____________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Back to top button
Close