0_Sport,PortalFutboll

De Bruini jashtë deri në fund të sezonit për ndeshjet në Premierë Ligë

Mesfushori  i Mançesterit Sitit Kevin de Bruin do ta humbas derbin ne nesërm kundër Manpester Junajted, si dhe të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit në Premier Ligë, pohojnë mediat në Ishull.

Mançester, 23 prill 2019 (MIA) – Mesfushori  i Mançesterit Sitit Kevin de Bruin do ta humbas derbin ne nesërm kundër Manpester Junajted, si dhe të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit në Premier Ligë, pohojnë mediat në Ishull.

Belgu ka lëndim të lehtë në pjesën e gjurit gjatë derbit me Totenhem (1:0) gjatë fundjavës. Supozohet se De Bruin do të mungojë dy javë para se të vazhdojë me trajnime të plota.

Megjithatë në kampin e “qytetarëve” shpresojnë se do të jetë i gatshëm për finalen e Kupës FA kundër Vartfordit.

Benxhamin Mendi, gjithashtu, është i pasigurt për derbin e nesërm  të “Old Traford” pas lëshimit të trajnimit të djeshëm të Mançesterit.

Таг
Back to top button
Close