BotëBotë.PortalSvet.Slajder

CSIS: Vërehen shenja të aktivitetit në kompleksin bërthamor koreanoverior Jongbjon

Qendra për studime strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington (CSIS) në raportin e saj më të ri njofton se pothuaj pas dy muajve nga bisedat e dështuara për denuklearizim mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Xhong-un, janë vërejtur shenja të aktivitetit në kompleksin kryesor koreanoverior Jongbon.

Uashington, 17 prill 2019 (MIA) – Qendra për studime strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington (CSIS) në raportin e saj më të ri njofton se pothuaj pas dy muajve nga bisedat e dështuara për denuklearizim mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Xhong-un, janë vërejtur shenja të aktivitetit në kompleksin kryesor koreanoverior Jongbon.

Sipas CSIS, incizimet satelitore të bëra më 12 prill tregojnë pesë vagonë në afërsi të fabrikës për pasurimin e uraniumit dhe laboratorive për radiokimi të kompleksit bërthamor Jongbjon.

Në të kaluarën dukej se ato vagona të specializuara janë të lidhura me dislokimin e substancave radioaktive ose me fushatën për përpunimin e uraniumit. Aktiviteti i tanishëm, si dhe dukja e vagonëve nuk e përjashton mundësinë që të bëhet fjalë për operacione para ose pas procesit për përpunimin e uraniumit, thuhet në raportin e CSIS-së.

Pas samitit të parë historik të Trampit dhe Kimit në vitin 2018 në Singapor, është miratuar një deklaratë e përgjithshme e përbashkët për denuklarizimin e tërësishëm të Gadishullit Korean. Takimi i dytë në shkurt në Hanoi pa sukses përfundoi pa kurrfarë përparimi për këtë çështje.

Jongbjon gjendet në rreth 100 kilometra në veri nga Pheniani dhe aty gjendet reaktori i parë bërthamor koreanoverior, burim i plutoniumit për programe të ndaluara ushtarake koreanoveriore. bsh/

Таг
Back to top button
Close