0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderPolitikë

Carovska: Sigurojmë qasje të barabartë të fëmijëve romë në kopshte

Përfshirja e romëve  në arsimin parashkollor dhe në procesin arsimor dhe krijimi i kushteve për punësim ishte tema e forumit të sotëm "Sfidat dhe mundësitë për fëmijët dhe të rinjtë romë", si pjesë e projektit rajonal  "Mundësi arsimore të rritura për nxënësit dhe të rinjtë romë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", në të cilën fjalim mbajti ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska.

Shkup, 12 prill 2019 (MIA) – Përfshirja e romëve  në arsimin parashkollor dhe në procesin arsimor dhe krijimi i kushteve për punësim ishte tema e forumit të sotëm “Sfidat dhe mundësitë për fëmijët dhe të rinjtë romë”, si pjesë e projektit rajonal  “Mundësi arsimore të rritura për nxënësit dhe të rinjtë romë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, në të cilën fjalim mbajti ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska.

Forumi në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe organizatat qytetare është organizuar  nga Fondi arsimor rom (REF), Shoqata e qytetarëve “Romaverzitas”, Asociacioni për zhvillim demokratik të romëve “Dielli” dhe Qendra rome e resurseve.

Ministrja Carovska theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Soiciale ka bërë freski të sistemit, sepse  të gjitha reformat  të cilat i realizojmë kanë të bëjnë më së shumti me qytetarët e varfër.

“Vetëm 30 për qind e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë përfshirë në arsimin parashkollor përkatësisht ajo do të thotë edhe numër më i vogël i fëmijëve të përfshirë romë prej 21, për qind. Për atë, vendosëm  ta rrisim kapacitetin e pranimit të fëmijëve romë në kopshte, përderisa e respektojmë kapitalin tonë njerëzor si shtet. Të gjtihë fëmijët romë,  në mënyrë sistematike, do të përfshihen në kopshtet dhe ajo do të financohet nga shteti. Ky është fillim i shkëlqyeshëm për arsimin sistematik, për çka kemi përkrahje të tërësishme  nga të gjithë faktorët kyç në shtet dhe  jemi ndjekur nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Carovska.

Ajo edhe njëherë u bëri thirrje deputetëve ta votojnë reformën sociale sepse me atë përfundimisht, shteti do të transferojë para deri te më të varfërit.

Në ngjarje folën edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Petar Atanasov, Ana Matevska, koordinuesi i projektit të Romaverzitas dhe Rexhep Ali Çupi  përfaqësues i Fondit arsimor rom. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close