BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

BeH-ja suspendohet nga APKE

Bosnja e Hercegovina deri në fund të vitit do të suspendohet nga puna e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), sepse në fat prej gjashtë muajve pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme nuk ka emëruar përfaqësues të rinj në atë trup, deklaroi sot raportuesi i Këshillit për BeH-në, Tini Koks.

Sarajevë, 9 prill 2019 (MIA) – Bosnja e Hercegovina deri në fund të vitit do të suspendohet nga puna e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), sepse në fat prej gjashtë muajve pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme nuk ka emëruar përfaqësues të rinj në atë trup, deklaroi sot raportuesi i Këshillit për BeH-në, Tini Koks.

“Kjo është shumë keq për BeH-në, sepse nuk mund të marrë pjesë në diskutimet vijuese për të ardhmen e  Këshillit të Evropës dhe rolin e Asamblesë Parlamentare, as në debatin për buxhetin e Këshillit Evropian dhe për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm në qershor”, deklaroi Koks.

Ai vlerësoi se në situatën e re, BeH-ja më shumë humbet.

“E paralajmëruam disa herë Bosnjë e Hercegovinën dhe nuk morëm përgjigje”, tha Koks dhe sërish i ka bërë thirrje Parlamentit të BeH-së ta përmbushë detyrimin e vet dhe sa është e mundur më shpejt ta paraqesë delegacionin e ri.

Таг
Back to top button
Close