BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Anija shqiptare “Butrinti” ka shpëtuar 50 emigrantë ilegalë

Anija ushtarake shqiptare "Butrinti" gjatë natës ka shpëtuar  emigrantë ilegalë në ujërat e Detit Egje, të cilët ndodheshin në një motobarkë, e cila ka pasur rrezik që të fundoset. 

Tiranë, 24 prill 2019 (MIA) – Anija ushtarake shqiptare “Butrinti” gjatë natës ka shpëtuar  emigrantë ilegalë në ujërat e Detit Egje, të cilët ndodheshin në një motobarkë, e cila ka pasur rrezik që të fundoset.

“Janë shpëtuar 50 pasagjerë, prej të cilëve 40 burra dhe 10 gra. Emigrantët ilegalë kanë lundruar nga bregu turk tek qyteti Çeshme  drejt ishullit grek Hios. Menjëherë u njoftuan  patrulla detare turke dhe greke dhe Fronteksi dhe më pas emigrantët u ndërmorën nga patrulla detare turke e cila i ka kthyer ata në Çeshme”, njoftoi Ministria shqiptare e Mbrojtjes.

Sipas Ministrisë, në kuadër të misionit humanitar për shpëtimin e emigrantëve që ilegalisht kanë tentuar që të transportohen përmes Detit Egje, në ujërat e tij ka lundruar edhe anija “Lisus” e  marinës ushtarake  shqiptare.

Disa herë  këto dy anije nga  vdekja e sigurt kanë shpëtuar më shumë se 200 emigrantë ilegalë, mes të cilëve edhe fëmijë, kryesisht sirianë, palestinezë, irakianë dhe  disa egjiptianë. vt/mp/

Таг
Back to top button
Close