BallkanBiznesBiznes.PortalSvet.Slajder

“Agrokor” shkon në histori

 Ish rrjeti më i madh tregtar i Ballkanit "Agrokor" prej sot shkon në histori dhe do të zëvendësohet me firmë të re të quajtur "Fortenova grup".

Zagreb, 1 prill 2019 (MIA) – Ish rrjeti më i madh tregtar i Ballkanit “Agrokor” prej sot shkon në histori dhe do të zëvendësohet me firmë të re të quajtur “Fortenova grup”.

Me planin për transformim të “Agrokor” parashikohet 47 nga 159 kompani të grupacionit,  të cilat janë vlerësuar si të “paqëndrueshme” të riemërohen me shtesën “Plus” të emrit. Ashtu,  zinxhiri tregtar “Konzum” do të bëhet “Konzum plus”, ndërsa fabrika për ujë mineral “Jamnica” do të riemërohet  në “Jamnica plus”.

Tridhjetë kompanitë tjera me seli në Kroaci,  të cilat janë vlerësuar si “të qëndrueshme” pas automatizmit  bëhen pjesë e “Fortenova” dhe pas transmetimit të pronësisë së grupacionit të ri do të dalin nga falimentimi.

Pronësia e “Agrokor” në 82 kompani jashtë territorit të Kroacisë në mënyrë etapore  të transferohet në “Fortenova”.

Me planin parashikohet  drejtoria detyruese e “Agrokor”  në mënyrë formale të zgjasë deri në transferimin e tërësishëm  të pronësisë  në “Fortenova”, pas së cilës gjiganti i dikurshëm  do të fshihet  nga regjistri gjyqësor i shoqatave tregtare.

Për sot në qytetin  holandez Amsterdam është parashikuar mbajtje e Kuvendit të parë aksionar të “Fortenova”, në të cilën pritet  zgjedhja e anëtarëve të Bordit drejtues të grupacionit dhe përcaktimi i vlerës së pagave të tyre.  sa/

Таг
Back to top button
Close