BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Aeroplanë ushtarak turq F-16 e shkelën hapësirën ajrore greke

Dy aeroplanë ushtarak turq F-16 sot kanë shkelur  në hapësirën ajrore greke, duke fluturuar mbi ishullin shkëmbor të pabanuar Mavra  në Detin Egje,  publikuan mediat greke, duke vlerësuar se bëhet fjalë për provokim të ri nga Turqia.

Athinë, 17 prill 2019 (MIA) – Dy aeroplanë ushtarak turq F-16 sot kanë shkelur  në hapësirën ajrore greke, duke fluturuar mbi ishullin shkëmbor të pabanuar Mavra  në Detin Egje,  publikuan mediat greke, duke vlerësuar se bëhet fjalë për provokim të ri nga Turqia.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, aeroplanët ushtarak turq janë zbuluar dhe menjëherë janë zënë nga aeroplanët ushtarak grek, sipas rregullave ndërkombëtare.

Sipas informatave të njëjta, aviacioni ushtarak grek gjatë ditës së djeshme ka regjistruar gjithsej 43 shkelje  të hapësirës ajrore greke në Detin Egje nga tetë aeroplanë ushtarak turq. sr/sa/

Back to top button
Close