0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Zidan kthehet në krye të Real Madridit

Zinedin Zidan zyrtarisht është kthyer në vendin e trajnerit në Real Madrid. Francezi do ti merr "të bardhët" menjëherë, ndërsa marrëveshja do të vlejë deri në vitin 2022.

Madrid, 11 mars 2019 (MIA) – Zinedin Zidan zyrtarisht është kthyer në vendin e trajnerit në Real Madrid. Francezi do ti merr “të bardhët” menjëherë, ndërsa marrëveshja do të vlejë deri në vitin 2022.

Strategu e zëvendëson Santijago Solarin, ndërsa vendimi është bërë i ditur pas takimit të shefave të klubit “mbretëror”. Zizu do të prezantohet më vonë këtë mbrëmje.

Lojtarët kanë qenë të informuar për ndryshimin këtë në mëngjes. Atëherë Solari është përshëndetur me ekipin.

Zidan kthehet në këtë pozitë, 284 ditë pas largimit. Ai ka qenë në krye të “Los Merenges” nga janari i vitit 2016 deri në maj 2018, duke u larguar disa ditë pas marrjes së tripletës në Ligën e kampionëve dhe të 13-ën në historinë e Klubit. Derisa francezi ka udhëhequr ekipin ka fituar 9 trofe, përshirë edhe titullin në Ligën e parë.

Pasi Zidan bëri të ditur se dëshiron të tërhiqet, Hulen Lopetegi ishte emëruar si pasardhës i tij. Por, nën udhëheqjen e ish trajnerit të reprezentacionit të Spanjës, ekipi u paraqit më ndryshe, ndërsa më pas është emëruar Santjago Solari.

Por problemet nuk u zgjodhën, ndërsa Solari e lë klubin “mbretëror” në vendin e tretë të tabelës në La Liga, 12 pikë pas liderit, Barcelonës. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close