EvropëEvropë.Portal

Veber: Orban duhet përsëri të fitojë besimin te partitë e EPP

- Kryeministri hungarez Viktor Orban duhet të bëjë më shumë që partia e tij Fides të mos përjashtohet nga Partia Popullore Evropiane (EPP), deklaroi sot lideri i grupit parlamentar të EPP, Manfred Veber.

Berlin, 15 mars 2019 (MIA) – Kryeministri hungarez Viktor Orban duhet të bëjë më shumë që partia e tij Fides të mos përjashtohet nga Partia Popullore Evropiane (EPP), deklaroi sot lideri i grupit parlamentar të EPP, Manfred Veber.

“Nëse Orban nuk arrin të fitojë besimin në ditët në vijim te partitë e EPP dhe kritikuesit, atëherë do të rëndoheshin punët”, theksoi Veber në intervistë për gazetën gjermane “Shpigel”.

Ai shtoi se “largimi i bilbordeve është vetëm fillim”.

Veber në takimin me Orban të martën në Budapest kërkoi falje për bilbordet, si dhe stopimin e anti fushatës BE nga ana e Orbanit, si dhe Universitetit Qendror Evropian (UQE), i themeluar nga Sorosi, të mbetet në Budapest.

Paraprakisht, 12 parti anëtare të EPP nga nëntë vende deri më tani kërkuan përjashtimin ose suspendimin e partisë së Orbanit nga radhët e demokristianëve evropianë, nga Belgjika, Greqia, Finlanda, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Suedia dhe Norvegjia. Fushata anti BE e Orbanit e stërmbushi gotën për shumë persona në Evropë. Fushata ishte kritikuar publikisht edhe nga vetë KE-ja, për shkak të bilbordeve në të cilat paraqitet Junker me miliarderin Xhorxh Soros dhe në të cilën shfaqen të pavërteta për politikat e emigracionit të KE-së.

Hungaria është edhe lëndë e më shumë procedurave kundërvajtëse para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për shkak të shkeljes së të drejtës së BE-së.

Junker, i cili gjithashtu është anëtar i EPP, shumë herë u prononcua për përjashtimin e partisë hungareze anëtare dhe vlerësoi se ajo nuk i ndan vlerat demokristiane dhe evropiane të partive të tyre simotra.

EPP për përjashtimin ose suspendimin e Fides do të diskutohet më 20 mars.

Orban dje dërgoi letër deri te liderët e partive konservative evropiane të cilat kërkuan përjashtimin e partisë së tij Fides nga EPP.

Në letrën, Orban kërkon falje për përdorimin e gjuhës ofenduese, por thekson se nuk ka ndryshime në qëndrimet politike.

EPP është grupi më i madh dhe më ndikues politik në BE, me shumicë në të gjitha institucionet kyçe dhe mbi shtatëdhjetë parti anëtare të gjithë kontinentit. Në vigjilje të zgjedhjeve për PE në maj, partia frikësohet se do ta humb shumicën në favor të së djathtës radikale, në të cilën sipas gjitha gjasave Fides do të përfshihej nëse përjashtohet nga radhët e opsionit qendror-djathtist.  fc/

Таг
Back to top button
Close