0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.PortalSektori civil

U shkatërrua një kanal për tregti të heroinës

- Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se në vendkalimin kufitar "Tabanoc", në një autobus me targa të Zvicrës i cili qarkullonte në drejtimin Gostivar - Bern, Zvicër, ishin gjetur dy paketime me nga një kilogram heroinë. 

Shkup, 16 mars 2019 (MIA) – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, në një autobus me targa të Zvicrës i cili qarkullonte në drejtimin Gostivar – Bern, Zvicër, ishin gjetur dy paketime me nga një kilogram heroinë.

Paketimet ishin paketuar në një qese e cila, ishte fshehur nën ulëset e prapme të autobusit.

Sipas MPB-së, droga është marrë, ndërsa pas ekspertizës së kryer është konfirmuar se bëhet fjalë për heroinë me peshë prej 998,63 gramë.

Në Stacionin e policisë në Kumanovë janë arrestuar K.P. (41) dhe A.B. (38), të dy nga fshati Koliçan i Poshtëm, i Shkupit, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “prodhimtari e palejuar dhe lëshim në qarkullim e drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve”.

Po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit. fc/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close