Lajme nga komunatShkup

U promovua projekti “Djep për Matkë të pastër”

- Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore për riciklim, organizata joqeveritare për ekologji ,"4SELECT” sot promovoi projektin ,"Djep për Matkë të pastër”, në të cilën merr pjesë edhe NP ,"Higjiena Komunale” - Shkup.

Shkup, 18 mars 2019 (MIA) – Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore për riciklim, organizata joqeveritare për ekologji ,”4SELECT” sot promovoi projektin ,”Djep për Matkë të pastër”, në të cilën merr pjesë edhe NP ,”Higjiena Komunale” – Shkup.

Projekti synon mbrojtjen e mjedisit jetësor në vendbanimet e kanionit Matkë dhe rrjedhën e lumit Treskë.

“Me kënaqësi e pranuam iniciativën për pjesëmarrje të NP ,’Higjiena Komunale’- Shkup në projektin ,’Djep për Matkë të pastër’’. Ekipet tona tashmë filluan me pastrimin e deponive të egra në terren dhe do të vazhdojmë me zbatimin e aktiviteteve për mbledhje dhe seleksionim të mbetjes me qëllim që të mbrohet zona e gjelbër e monumentit të natyrës ‘Kanioni Matkë’- deklaroi drejtori i NP ‘Higjiena Komunale’- Shkup, Abdusamed Shabani.

Në kuadër të ngjarjes së sotme në këtë lokacion, u hap edhe TrashTag ndërsa qytetarët më të rinj me shfaqje muzikore dërguan mesazh për shpëtim të planetit Tokë. fc/

Back to top button
Close