0_Magazinë.PortalShëndeti

Tre ose më shumë vezë në javë e rritin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Konsumimi i më shumë se tre vezëve në javë e rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes së shpejtë tek njerëzit, në raport me ata që hanë më pak vezë, citohet në investigimin e ri të Shkollës Mjekësore pranë Universitetit Veriperëndimor në Çikago.

Çikago, 18 mars 2019 (MIA) – Konsumimi i më shumë se tre vezëve në javë e rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes së shpejtë tek njerëzit, në raport me ata që hanë më pak vezë, citohet në investigimin e ri të Shkollës Mjekësore pranë Universitetit Veriperëndimor në Çikago.

“Vezët, veçanërisht të verdhat, janë burim kryesor i kolesterolit dietik. Ngrënia e 300 miliagramëve  shtesë kolesterol në ditë e rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 3,2 për qind dhe atë të vdekjeve të shpejta për 4,4 për qind. Një vezë përmban 186 miligramë kolesterol, citohet në raportin  e shefit të investigimit Viktor Zhong.

Investigimi bazohet në të dhënat e 29.000 amerikanëve me moshë mesatare prej 17,5 vjet. Prej tyre 5.400 kanë probleme me zemrën, ndërsa 1.302 kanë qenë raste që kanë përfunduar me vdekje.

Таг
Back to top button
Close