BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Transha e re për Greqinë anulohet për një muaj

Ministrat e financave të eurozonës e kanë anuluar për një muaj pagesën e tarnshës së re për Greqinë për shkak të reformave të pamjaftueshme. 

Bruksel, 12 mars 2019 (MIA) – Ministrat e financave të eurozonës e kanë anuluar për një muaj pagesën e tarnshës së re për Greqinë për shkak të reformave të pamjaftueshme.

Eurokomisari për Ekonomi dhe Financa, Pjer Moskovski, pas takimit të djeshëm të Eurogrupit tha se është i sigurt se deri në takimin e ardhshëm në prill do të mund të lëshohen paratë. Pasi që, Greqia doli nga programi i tretë për shpëtim në qershor të  vitit 2018, ministrat e financave aprovuan lëshimin e ndihmës shtesë për Athinën, por nën kushte të caktuara reformuese.

Kjo transhë  është një miliard euro.

Autoritetet greke kanë për detyrë të zbatojnë edhe tre masa paraprake që të marrin dritë të gjelbër nga Bashkimi Evropian.

Ministrat e financave megjithatë kanë konstatuar progres pozitiv në vend dhe besojnë se deri muajin e ardhshëm Athina do t’i implementojë reformat e kërkuara, me çfarë do të aprovohet lëshimi i transhës së re. tm/

Back to top button
Close