EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Tereza Mej po tenton marrëveshjen për Bregzit për herë të katërt ta vendosë në votim

Kryeministrja britanike Tereza Mej kërkon mënyrë që marrëveshjen e saj për Bregzit për herë të katërt ta nxjerrë para Parlamentit në votim të hënën.

Londër, 30 mars 2019 (MIA) – Kryeministrja britanike Tereza Mej kërkon mënyrë që marrëveshjen e saj për Bregzit për herë të katërt ta nxjerrë para Parlamentit në votim të hënën.

Opsioni i kryeministres nuk do të jetë i vetmi në rendin e ditës të hënën, por deputetët britanikë do t’i shqyrtojnë edhe të tjerat.

Mediat britanike njoftojnë se nuk është përjashtuar skenari në të cilin “sy më sy” do të gjenden propozime alternative për Bregzit dhe planin e kryeministres që tri herë nuk kishe kaluar para Parlamentit dhe për herë të fundit mbrëmë kur i munguan 58 vota.

Lideri i Partisë laburiste britanike, Xheremi Korbin, i bëri thirrje Mejit ta ndryshojë marrëveshjen e saj për Bregzit ose menjëherë të japë dorëheqje, derisa Partia Unioniste Demokratike e Irlandës Veriore, që e mbështet qeverinë e Mej, vazhdoi ta kundërshtojë marrëveshjen e saj. shk/

Таг
Back to top button
Close