BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Takim Çavushoglu-Katrugalos: Verdikt për uljen e tensioneve në Detin Egje

Masat për ndërtimin e besimit, të drejtës ndërkombëtare, çështjen qipriote, bashkëpunimin në Detin Egje dhe "pakicës myslimane", ishin një pjesë e temave për të cilat kanë biseduar ministrat e punëve të jashtme të Turqisë dhe të Greqisë, Mevlut Çavushoglu dhe Jorgos Katrugalos në takimin e tyre të sotëm në Antali.

Athinë, 21 mars 2019 (MIA) – Masat për ndërtimin e besimit, të drejtës ndërkombëtare, çështjen qipriote, bashkëpunimin në Detin Egje dhe “pakicës myslimane”, ishin një pjesë e temave për të cilat kanë biseduar ministrat e punëve të jashtme të Turqisë dhe të Greqisë, Mevlut Çavushoglu dhe Jorgos Katrugalos në takimin e tyre të sotëm në Antali.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Çavushoglu në konferencën për shtyp paralajmëroi se më 12 prill do të mbahet takimi i parë për masat për ndërtimin e besimit dhe e shprehu gatishmërinë e palës turke të bashkëpunojë me Greqinë sepse bëhet fjalë për dy vende fqinje.

“Me kolegun tim takohemi shpesh  edhe një të ardhme të afërt do të mbajmë takime të nivelit teknik që ta ulim tensionin në Detin Egje. Pas këtyre takimeve me përmbajtje teknike, do të takohen edhe ministrat e mbrojtjes, të cilët janë miq të mirë që nga koha kur ishin në krye të armatave të të dyja vendeve. Sipas kësaj, këto bisedime janë të rëndësishme për procesin”, tha shefi i diplomacisë turke.

Таг
Back to top button
Close