0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Sportiste nga Maqedonia në „ She runs“ në Paris

- Një delegacion nga Maqedonia i përbërë nga 12 vajza dhe tri mentore mori pjesë në ngjarjen njëjavore „She Runs” në Paris, Francë.

Kriva Pallankë, 16 mars 2019 (MIA) – Një delegacion nga Maqedonia i përbërë nga 12 vajza dhe tri mentore mori pjesë në ngjarjen njëjavore She Runs” në Paris, Francë.

Ngjarjen e organizon Federata ndërkombëtare e sporteve shkollore me përkrahjen e Erasmus +programit të Bashkimit Evropian.

“Gjithsej 500 pjesëmarrëse ndërkombëtare në  „SheRuns“ në mesin e të cilave edhe sportiste të vendit tonë të kryesuar nga ekipi i “TAKT” dje iu bashkëngjitën 1.500 vajzave nga Franca për vrapim festiv në tri kilometra në brigjet e lumit Sena në qendër të Parisit. Vajzat nga e gjithë bota dërguan porosi të qartë: “Dëshirojmë mundësi të barabarta”, informon drejtoresha ekzekutive e “TAKT”, Magdalena Spasovska.

Pjesëmarrëset në  „She Runs” kishin mundësi që ta njoftojnë Parisin përmes lojës disaorëshe „Scavenger hunt“.

“Përmes lojës me detyrë t’i ndjekin shenjat-hapat e sporteve të njohura të vendosura përgjatë Parisit vajzat e njoftuan qytetin, historinë dhe kulturën e tij. Përgjatë programit dëgjuan rrëfime inspiruese të sportisteve të dëshmuara të cilat bënin dallime në shoqëri përmes sportit, mësuan aftësi udhëheqëse sportive dhe e prezantuan shtetin tonë në mbrëmjen kulturore me kërcime dhe koreografi tradicionale”, shtoi Spasovska.

Të gjitha 12 vajzat të cilat morën pjesë nga shteti jonë janë anëtare të ekipeve sportive shkollore në sporte të ndryshme.

Nga Kriva Pallanka si pjesëmarrëse në delegacionin ishin basketbollistet Ana Angelovska dhe Simona Stojkovska, të dyja anëtare të ekipit sportiv shkollor në SHF “Joakim Kërçovski”, nxënëse të klasës së nëntë dhe të dyja gjithashtu anëtare të Klubit basketbollistik “Kriva Pallanka”, lojtarë aktivë në ligën e parë të grave dhe të rinjve liga M-16.

„She runs’’ është program sportiv-edukativ i cili ka për qëllim që ta promovojë aktivitetin sportiv të vajzat e reja, duke përdoruar sportin shkollor si mjedis në të cilin vajzat do t’i dëshmojnë talentet dhe aftësitë e tyre. fc/

Back to top button
Close