0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Shumë vende anëtare të BE-së janë për fillim të bisedimeve në qershor, Franca dhe Holanda ende të rezervuara

Edhe krahas mbështetjes së madhe të shumë vendeve-anëtare të BE-së për fillim të bisedimeve me vendin tonë, në Francë dhe Holandë dhe në vende tjera të Evropës Perëndimore ende ka rezistencë ndaj këtij procesi, deklaroi për MIA-n ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto, pas mëngjesit me Nikolla Dimitrovin dhe Bujar Osmanin.

Bruksel, 18 mars 2019 (MIA) – Edhe krahas mbështetjes së madhe të shumë vendeve-anëtare të BE-së për fillim të bisedimeve me vendin tonë, në Francë dhe Holandë dhe në vende tjera të Evropës Perëndimore ende ka rezistencë ndaj këtij procesi, deklaroi për MIA-n ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto, pas mëngjesit me Nikolla Dimitrovin dhe Bujar Osmanin.

I pyetur nëse ende Parisi dhe Haga bëjnë rezistencë për fillim të bisedimeve, Sijarto tha “po, po, ka rezistencë të madhe nga miqtë e Evropës Perëndimore, ata nuk janë shumë të ndjeshëm sepse janë larg rajonit”.

Në mëngjesin e organizuar nga presidenca rumune dhe ministri grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugalos, së bashku me ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së, kolegun e tij nga Maqedonia Veriut, Nikolla Dimitrov dhe zëvendëskryeministrin Bujar Osmanai, është “shprehur kënaqësi e madhe” për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe mbështetje nga më shumë vende anëtare për fillim të bisedimeve”, thonë për MIA-n burime diplomatike.

Mbështetje më e fuqishme ka ardhur nga vendet e Evropës Lindore, si dhe nga Italia dhe Irlanda.

Hungaria, theksoi Sijarto konsideron se në qershor duhet të merret vendimi për bisedime me Maqedoninë dhe se vendi ka dërguar gjatë shkurtit “diplomat të tij me përvojë të punojë për ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë”.

“Ai është atje që ta  ndihmojmë procedurën  integrimit dhe çka do që të ketë nevojë për Maqedoninë e Veriut, që të përshpejtohet kjo procedurë, ne jemi gjithmonë këtu”, tha ministri hungarez për MIA-n.

Ai shprehu keqardhje që Komisioni Evropian këtë vit do t’i publikojë më vonë raportet për progresin e vendeve të rajonit, respektivisht pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, në fund të majit.

“Megjithatë kjo nuk guxon të jetë shkak që të mos merret vendimi për bisedime në Këshill në qershor, presidenca rumune e ka mbështetjen tonë të plotë që ta vendos çështjen në axhendë në qershor në mënyrë pozitive dhe të marrë vendim për fillim të bisedimeve”, thotë Sijarto.

Nga pala holandeze vijnë tone më të matura.

Ministri holandez Stef Blok, i cili gjithashtu mori pjesë në këtë mëngjes, në deklaratë për MIA-n tha se vendi i tij është përqendruar në zbatimin e reformave të Maqedonisë.

“Është e rëndësishme që Maqedonia të vazhdojë përparimin. Holanda është  e rreptë dhe e drejtë në raport me zbatimin e kushteve dhe mendoj se me rëndësi të veçantë është që Maqedonia e Veriut të tregojë rezultate të qarta, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,  dhamë përkrahje për zgjidhjen e kontestit me emrin, por kjo nuk e bën më pak të rëndësishëm avancimin në fushat e tjera”, tha Bllok për MIA-n.

Përveç sjelljes së reformave, vendet anëtare  dëshirojnë që të shikojnë edhe implementimin e tyre, përmendi ministri belg Didie Rejnders.

“Më e rëndësishme për ne do të jetë që të shohim raportin e Komisionit Evropian dhe të  verifikojmë se çdo gjë shkon përpara, kontesti për emrin  ishte  një farë parakushti, dhe  ishe realizuar në mënyrë të shkëlqyer, tani duhet që të votohen ligjet, por edhe të zbatohen ato, dhe e dimë se zbatimi  është gjithmonë pjesa më e vështirë”, tha Rejnders për MIA-n.

Për Belgjikën një rëndësi të veçantë  ka që çdo vend  të vlerësohet sipas meritave individuale dhe  të mos ketë “vende në paket”.

“Pa marrë parasysh  se cilat vende do të jenë në tryezë, ne do t’i  analizojmë vendet më vete, për Belgjikën nuk ka asnjë kuptim që të  çrregullohet procesi në çfarëdo lloj drejtimi, meritat duhet që të shikohen individualisht”, shtoi ministri.

Belgjika megjithatë nuk është një nga vendet më skeptike  si Franca dhe Holanda dhe konsideron se dyert mbeten të hapura, në NATO dhe në BE.

“Shpresoj se në muajt e ardhshëm dhe deri në verë do të mund të hapim edhe një proces inkuadrues, ky është një proces shumë i gjatë, madje edhe ta fillojmë, procedura  do të jetë shumë e gjatë, kapitull për kapitull do të duhet që të përgjigjet sipas kërkesave evropiane, por me të vërtetë jemi të lumtur që e pamë këtë përpjekje në zgjidhjen e emrit dhe pamë se dyert në NATO janë të hapura, tani jemi të gatshëm që t’i hapim edhe në BE nëse plotësohen kriteret”, deklaroi Didie Rejnders për MIA-n. mb/mp/

Back to top button
Close