BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Shqipëria e shënon dhjetëvjetorin e anëtarësimit në NATO

Me një sërë aktivitetesh Shqipëria sot e shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO. Veçanërisht spektakolar ishte fluturimi i aeroplanëve të NATO-së mbi qiellin shqiptar.

Tiranë, 29 mars 2019 (MIA) – Me një sërë aktivitetesh Shqipëria sot e shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO. Veçanërisht spektakolar ishte fluturimi i aeroplanëve të NATO-së mbi qiellin shqiptar.

Presidenti i Shqipërisë dhe komandanti suprem i forcave të armatosura, Ilir Meta në fjalimin në solemnitet shprehu gatishmërinë e vendit të tij për çdo iniciativë e cila është në drejtim të përforcimit të Aleancës.

“Nuk mund ta filloj këtë përshëndetje pa i ftuar të gjithë për të duartrokitur për forcat ajrore të NATO-së, që sot jo vetëm që e nderuan këtë parakalim, por veçanërisht për atë që e bënë më 24 mars të vitit 1999”, tha Meta, duke përkujtuar intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Sipas tij, anëtarësimi në NATO është njëra prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO para 10 viteve është një prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Falënderim i veçantë për ata burra dhe gra me uniformë për këtë arritje. Falënderim të veçantë shpreh deri te presidenti amerikan Xhorxh V.Bush, i cili me vizitën e tij në Tiranë, i përshpejtoi përpjekjet për arritjen e këtij qëllimi. Shqipëria mori për detyrë që t’i modernizojë dhe reformojë forcat e armatosura. Si president i Republikës, do ta mbështesë çdo iniciativë, çdo projekt që do e përforcojë kohezionin e Aleancës. I bindur jam se rritja e buxhetit do të mbetet prioritet. Lufta kundër terrorizmit kombëtar, emigracionit ilegal dhe sulmet kibernetike kërkon më shumë angazhim nga vendet tona”, theksoi Meta.

Ai nuk harroi të përmend se së shpejti anëtarja e 30-të e NATO-së do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilën “me padurim e presim” dhe se Aleanca ofron garanci të pazëvendësueshme për paqen dhe sigurinë e Ballkanit.

Në shënimin e dhjetëvjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO mori pjesë delegacioni i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga gjeneral nënkoloneli i përgjithshëm Metodija Veliçkovski. aa/mp/

Таг
Back to top button
Close