0_MIA Investigon.PortalE përzgjedhur

Shkollat në Bosnjë ende janë të ndara: Fëmijët nuk duan të bartin peshën e luftës

Shkolla në këtë qytet mesjetar është e ndarë me rrethojë dhe me trashëgimi nga lufta. Për çdo ditë, fëmijët vijnë në ndërtesën e njëjtë, ndërsa në orë shkojnë ndaras. Ata me prejardhje kroate mësojnë në krahun e djathtë të ndërtesës. Ata janë kryesisht katolikë. Myslimanët boshnjakë të këtij qyteti mësojnë në krahun e majtë.

13 Mars 2019

Nju-Jork Tajms

Shkolla në këtë qytet mesjetar është e ndarë me rrethojë dhe me trashëgimi nga lufta. Për çdo ditë, fëmijët vijnë në ndërtesën e njëjtë, ndërsa në orë shkojnë ndaras. Ata me prejardhje kroate mësojnë në krahun e djathtë të ndërtesës. Ata janë kryesisht katolikë. Myslimanët boshnjakë të këtij qyteti mësojnë në krahun e majtë.

Për shumë nxënës kjo ndarje ka mbetur nga luftërat që ndodhën në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar mes serbëve, kroatëve dhe myslimanëve. „Ata nuk duam që të socializohemi në shkollë”, shprehet Iman Masliq (18), nxënëse myslimane. „Prandaj pas orëve shkojmë bashkë në kafene dhe shoqërohemi“.

Këto ndarje i thellojnë nacionalistët të cilit nxisin konflikte etnike. Shkolla në Travnik është pjesë e sistemit arsimor të quajtur “Dy shkolla nën një çati”. Ndërtesa është ndërtuar në fund të shekullit 19, kur Bosnja ka qenë nën pushtetin e Austro-Hungarisë.]

Ndërtesa sot është në pronësi të Kishës Romane-Katolike, e cila e mban krahun e djathtë të objektit. Në anën e majtë është shkolla shtetërore të cilës kjo ndërtesë i ka takuar në kohën e komunizmit në ish-Jugosllavi. Kisha dëshiron shpërnguljen e shkollës shtetërore, por këto palë kundërshtuese janë të obliguara të qëndrojnë bashkë me Marrëveshjen e Dejtonit me të cilën përfundoi lufta. Në Bosnjë ka së paku 50 shkolla në të cilat nxënësit e përkatësisë së ndryshme etnike janë të ndarë. Një gjeneratë e tërë e fëmijëve rriten duke mësuar histori, letërsi, art, matematikë dhe shkencë prej librave të përpiluar në mënyrë speciale për grupin e tyre.

Në politikën e Bosnjës figurat nacionaliste në mënyrë të heshtur e mbështesin arsimin e ndarë, por disa politikanë më të rinj – prej të cilëve shumica kanë mësuar pikërisht në këtë sistem arsimor – bëjnë thirrje për anulimin e sistemit të këtillë të arsimit. “Nuk duam t’i dërgojmë fëmijët tanë në ’Dy shkolla nën një çati’“, shkroi në Twitter, Lana Përliq (25), anëtare e Partisë Socialdemokrate të Bosnjës e Hercegovinës. Ajo ka lindur gjatë luftës nga babai kroat dhe nëna boshnjake, e gjithashtu ka shkuar në një shkollë në Mostar, në të cilën nxënësit kanë mësuar ndaras.

Pas përfundimit të luftës, Bosnja ishte e ndarë në zonë autonome serbe dhe federatë myslimane-kroate, me presidencë të përbërë prej tre anëtarëve, një përfaqësues të boshnjakëve, një kroat dhe një përfaqësues të serbëve.

Nacionalistët kroatë janë veçanërisht rezistues ndaj ndryshimeve, meqë shkollat shumetnike shtetërore do të ishin pengesë për formimin e zonës së pastër kroate, ngjashëm me atë që serbët e krijuan në luftë me përndjekjen dhe vrasjen masive të secilit që nuk është serb.

“Me të mbaruar lufta, nacionalistët radikal – duke luftuar për identitetin etnik kroat dhe mini-shtetin e tyre në Bosnjë – i shndërruan shkollat në beteja”, shprehet Adisa Busullaxhiq, analiste politike nga Mostari.

Në shkollën e Travnikut, 90 kilometra në perëndim të Sarajevës, Kisha Katolike e rinovoi anën kroate të shkollës. Ana tjetër është lënë të rrijë e shkatërruar, të bien tullat dhe ngjyra.

Orët mbahen pas gjysmë ore pauzë mes dy anëve, që të parandalohet që fëmijët të shoqërohen gjatë pushimit. Ka edhe sallë të mbuluar për edukatë fizike që e përdorin vetëm nxënësit kroatë, derisa ata nga shkolla shtetërore orën e edukatës fizike e mbajnë në parkun e afërt.

Iman Masliq, kryetare e Shoqatës së shkollarëve të mesëm, shoqërohet me nxënës nga i gjithë vendi. Për t’u arsimuar, shprehet ajo, shumica kanë zhvilluar jetë paralele me realitetit të ndarë etnikisht. “Jemi të ndarë në letër, por jo edhe në jetën reale“, shprehet Masliq.

Nxënësit shprehen se më nuk duan ta bartin barrën e luftës që ka ndodhur para se të lindin. Arsim Gashi, fëmijë me prejardhje shqiptare i cili ndjekë mësimin në shkollën shtetërore, luan futboll me kroatët dhe e feston Ramazanin me myslimanët. Krishtlindjen, shprehet ai, e feston dy herë – atë ortodoks dhe katolik.

“Askush nuk të pyet në cilën anë ka qenë familja jote në atë luftë”, shprehet ai. “Mund ta ndajmë qytetin, pse të mos shkojmë në shkollë të njëjtë?”

Nxënësit në anën kroate para do kohë luanin futboll në oborr. Njëri prej tyre shutoi topin përtej rrethojës. Një nxënës nga shkolla shtetërore mori topin dhe e kthehu mbrapa. Të dy buzëqeshën pa thënë asnjë fjalë.

Таг
Back to top button
Close