0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Sejdini u zgjodh kryetar i ri i FFM-së

- Muhamed Sejdini sot u zgjodh kryetar i ri i Asamblesë së Rregullt të Përgjithshme të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM).

Shkup, 17 mars 2019 (MIA) – Muhamed Sejdini sot u zgjodh kryetar i ri i Asamblesë së Rregullt të Përgjithshme të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM).

Në prani të përfaqësuesit dhe anëtar i KE të UEFA-s, Davor Shuker, si dhe Hejdi Beha, përfaqësues i FIFA-s, sekretari i përgjithshëm i KOM, Sasho Popovski dhe zëvendës drejtori i Agjencisë për të Rinj dhe Sport, Gazmend Rustemi, prej 96 delegatëve të Asamblesë të pranishëm ishin 90 prej të cilëve 82 votuan “Për” zgjedhjen e Sejdinit për kryetar të ri të FFM-së.

Ai shprehu falënderim për besimin e dhënë.

“Është nder i madh të jesh kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe të luftojmë për futbollin e Maqedonisë. Dera e Federatës së Futbollit të Maqedonisë gjithnjë do të jetë e hapur. Në emër të “Shtëpisë së futbollit”, dëshiroj të Ju falënderohem për bashkëpunimin në periudhën e kaluar, por edhe të tregoj për sfidat e reja të cilat i kemi dhe të cilat së bashku do të përpiqemi që t’i përmbushim. Sinqerisht shpresoj se të gjithë së bashku do të punojmë në krijimin e përbashkët të së ardhmes më të mirë për futbollin tonë”, deklaroi Sejdini pas zgjedhjes.

Kryetari i ri i  “Shtëpisë së futbollit”, shtoi se udhëheqësia e re e Federatës me gjithë fuqinë dhe kapacitetin do të angazhohet që t’i realizojë qëllimet e Planit strategjik të Federatës, ndërsa kjo nënkupton mbështetje të plotë nga FFM për Seleksionimet kombëtare, Aleancat Komunale të Futbollit, garat vendore, përmirësimin infrastrukturor dhe zhvillimin e futbollit të të rinjve.

Sejdini shprehu falënderim të madh edhe për UEFA-n dhe FIFA-n. fc/

 

 

 

Таг
Back to top button
Close