0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.PortalPolitikë

Seanca të reja për lëndët “Thesari”, “T.N.T.” dhe “Maxhar telekom” të PSP-së

Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për lëndët "Trezor", "T.N.T." dhe "Maxhar Telekom" të Prokurorisë Speciale Publike.

Shkup, 18 mars 2019 (MIA) – Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për lëndët “Trezor”, “T.N.T.” dhe “Maxhar Telekom” të Prokurorisë Speciale Publike.

Në lëndën “Thesari” i akuzuar i parë është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, ish-ndihmësministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski.

Ata ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe shkaktim të dëmit në Buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjes elektroniko-komunikative për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për përdorimin e saj nga ndërmarrja nga Britania e Madhe.

Në lëndën “T.N.T.”, mes të akuzuarve janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kryen vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit. ab/

Таг
Back to top button
Close