0_Sport,PortalFutboll

Ronaldo ndoshta nuk do të luajë në ndeshjen e parë me Ajaksin në LK

- Kristiano Ronaldo ka mundësi të mos luajë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Ajaksit, thotë "Gazeta del sport". 

Torino, 29 mars 2019 (MIA) – Kristiano Ronaldo ka mundësi të mos luajë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Ajaksit, thotë “Gazeta del sport”.

Sulmuesi i Juventusit është i lënduar në muskulin e kofshës, ai u lëndua në ndeshjen për ekipin kombëtar të Portugalisë kundër Serbisë.

Tridhjetekatër vjeçari Ronaldo dje kaloi kontrollin mjekësor, i cili tregoi se kthimi i tij në terren mund të shtyhet.

Sipas informacioneve fillestare, portugezi do të jetë jashtë terrenit për dy javë dhe nuk do të mund të luajë në tri ndeshje – kundër Empolit, Kaljarit dhe Milanit. fc/

Таг
Back to top button
Close