BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Qeveria amerikane përgatit sanksione kundër gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”

Ministri për energjetikë i SHBA-së, Rik Peri mbrëmë ka deklaruar se Qeveria amerikane shqyrton vënien e sanksioneve kundër ndërtimit të gazsjellësit "Rrjedha Veriore 2", njofton korrespondenti i MIA-s në Uashington.

Uashington, 12 mars 2019 (MIA) – Ministri për energjetikë i SHBA-së, Rik Peri mbrëmë ka deklaruar se Qeveria amerikane shqyrton vënien e sanksioneve kundër ndërtimit të gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”, njofton korrespondenti i MIA-s në Uashington.

“SHBA qartë janë deklaruar. Ne konsiderojmë se ai projekt nuk ka bazë ekonomike”, ka thënë Peri.

Sipas tij, Uashingtoni ka dërguar porosi të qartë deri te Evropa që të diverzifikojë numrin e burimeve të energjensëve, furnizuesve dhe marshutave, përfshirë edhe ‘korridorin jugor’ me furnizimin e gazit nga Kaukazi jugor përmes Turqisë dhe Greqisë.

“Rrjedha Veriore 2″ nuk është ekonomike, por më shumë gazsjellës politik dhe ne këtë nuk e përkrahim”, ka thënë ministri.

Administrata e presidentit Donald Tramp tenton që Gjermania, kompani të së cilës janë pjesë e konzorciumit për ndërtimin e gazsjellësit të tërhiqet nga projekti, duke shprehur shqetësimin për varshmërinë e madhe të Evropës nga energjensat rus.

Para saj, “Volstrit zhurnal” ka publikuar se sanksionet kundër këtij projekti të përbashkët të monopolit energjetik “Gazprom” dhe më shumë kompanive evropiane mund të miratohen përmes ligjit për kundërvënien ndaj kundërshtarëve të Amerikës përmes sanksioneve (KAATSA) dhe do të përfshinin investitorë të projektit dhe kompanive të cilët punojnë në vendosjen e tubacionit në pjesën e poshtme të Detit Baltik. bk/fab

 

 

 

Таг
Back to top button
Close