BotëBotë.Portal

Presidenti i Sudanit urdhëroi të lirohen të gjithë të burgosurit politik

Presidenti i Sudanit, Omar al Bashir urdhëroi të lirohen të gjithë të burgosurit politik në vend, njofton agjencia Anadolu.Duke mbajtur fjalim në tubimin politik në kryeqytetin Kartum, Al Bashir tha se do të lirohen të gjithë të burgosurit politik të cilët janë burgosur gjatë protestave në vend.

Kartum, 9 mars 2019 (MIA) – Presidenti i Sudanit, Omar al Bashir urdhëroi të lirohen të gjithë të burgosurit politik në vend, njofton agjencia Anadolu.

Duke mbajtur fjalim në tubimin politik në kryeqytetin Kartum, Al Bashir tha se do të lirohen të gjithë të burgosurit politik të cilët janë burgosur gjatë protestave në vend.

“I urdhëruam shefit të shërbimit të zbulimit Salah Goshu, pa u vonuar, t’i lëshojë të gjitha gratë e burgosura”, ka thënë Al Bashir.

Në muajin janar, ministri i Punëve të Brendshme, Ahmed Osman deklaroi se janë burgosur rreth 800 demonstrues, por se rreth 160 janë liruar të njëjtin muaj.

Mijëra gra protestuan në kryeqytet me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas.

Gjithashtu, qindra njerëz morën pjesë në protestat pas lutjes së të premtes, duke i bërë thirrje presidentit Al Bashir të largohet nga funksioni. fb/

Таг
Back to top button
Close