EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

PPE do të shqyrtojë përjashtimin dhe suspendimin e partisë së Orbanit

Kryeministri hungarez Viktor Orban sot do të udhëtojë për në Bruksel ku do të merr pjesë në mbledhjen e Partisë Popullore Evropiane (PPE) ku do të diskutohet nëse partia e tij Fides do të përjashtohet ose suspendohet nga aleanca kryesore e partive djathtiste në Parlamentin Evropian.

Budapest, 20 mars 2019 (MIA) – Kryeministri hungarez Viktor Orban sot do të udhëtojë për në Bruksel ku do të merr pjesë në mbledhjen e Partisë Popullore Evropiane (PPE) ku do të diskutohet nëse partia e tij Fides do të përjashtohet ose suspendohet nga aleanca kryesore e partive djathtiste në Parlamentin Evropian.

Nga gjithsej 49 anëtare të plotfuqishme të PPE-së, 13 angazhohen për largimin e Fidesit, pas disa viteve mosmarrëveshje dhe konflikte.

Disa anëtarë konsiderojnë se Orban është larguar tepër nga vlerat demokristiane të asaj aleance.

Manfred Veber, kandidat i PPE-së për funksionin president të KE-së, e ka ftuar Orbanin të përmbush disa kushte që të mbetet në aleancë siç është ndërprerja e fushatës kundër BE-së. fab/

Таг
Back to top button
Close