KronikëKronikë.Portal

Pesë emigrantë dhe një shkupjan janë arrestuar në Miravci

Pesë emigrantë janë gjetur në një automjet pas intervenimit të policisë në afërsi të Miravcit, ndërsa më vonë është gjetur dhe arrestuar edhe 41-vjeçari nga Shkupi, i cili u ka ndihmuar.

Shkup, 15 mars 2019 (MIA) – Pesë emigrantë janë gjetur në një automjet pas intervenimit të policisë në afërsi të Miravcit, ndërsa më vonë është gjetur dhe arrestuar edhe 41-vjeçari nga Shkupi, i cili u ka ndihmuar.

Policia dje në orën 20:30 në autostradën Gjevgjeli-Shkup në afërsi të unazës Miravci ka ndaluar veturën “Alfa Romeo 155”, ndërsa vozitësi dhe disa prej udhëtarëve emigrantë, që kanë udhëtuar me të njëjtën janë në arrati, përderisa në veturë janë gjetur pesë emigrantë. Njëri prej pesë personave ka qenë nga Afganistani, ndërsa katër nga Pakistani.

Pas marrjes së masave dhe kërkimeve në terren, nga ana e policisë është gjetur dhe arrestuar E.E (41) nga Shkupi, me çka ai dhe emigrantët janë dërguar në stacionin policor në vendkalimin kufitar Bogorodicë për procedurë të mëtutjeshme.

Pas ndërmarrjes së aktiviteteve të policisë L.M (37) nga kontingjenti çek e cila i ndihmon policisë maqedonase në kufirin jugor, ka pësuar lëndime në pjesën e dorës dhe i është dhënë ndihmë mjekësore.

Pas dokumentimit të rastit, do të pasojnë fletëparaqitjet e duhura. aa/fab

Back to top button
Close