Korrespondentë MKDKronikëKronikë.PortalLajme nga komunat

Përleshje fizike në Kërçovë

- B.T. (23) nga Kërçova sot në mëngjes e ka sulmuar bashkëqytetarin e tij dhe moshatarin M.K. (23). Përleshja, sipas policisë, ka ndodhur në rrugën "Kërste Misirkov".

Kërçovë, 17 mars 2019 (MIA) – B.T. (23) nga Kërçova sot në mëngjes e ka sulmuar bashkëqytetarin e tij dhe moshatarin M.K. (23). Përleshja, sipas policisë, ka ndodhur në rrugën “Kërste Misirkov”.

Në Spitalin e përgjithshëm – Kërçovë, personit M.K. i janë konstatuar lëndime, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, policia ndaj personit B.T do të ngre kërkesë adekuate.

Edhe një përleshje fizike është regjistruar parmbrëmë në orët e mesditës kur në një objekt hotelierik në rrugën “Marshall Tito” në Kërçovë tre femra të panjohura e kanë sulmuar A.B. (24) nga fshati i Kërçovës Greshnicë, i punësuar në lokal.

Stacioni i policisë i Kërçovës po ndërmerr masa për gjetjen e sulmuesve, pas çka do të ngritët kërkesë adekuate. rz/fc/ 

Back to top button
Close