BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Përfundoi blerja e e duhanit nga rekolta e vitit të kaluar, çmimi mesatar 214,24 denarë për kilogram

Përfundoi blerja e duhanit nga rekolta e vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Inspektorati shtetëror për bujqësi (ISHB), janë blerë mbi 25,2 milionë kilogramë duhan me çmim blerës mesatar prej 214,24 denarë për kilogram, kumtoi sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Shkup, 19 mars 2019 (MIA) – Përfundoi blerja e duhanit nga rekolta e vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Inspektorati shtetëror për bujqësi (ISHB), janë blerë mbi 25,2 milionë kilogramë duhan me çmim blerës mesatar prej 214,24 denarë për kilogram, kumtoi sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Nga kompanitë blerëse drejt prodhueseve të duhanit janë paguar mbi 5,3 miliardë denarë apo 98,24 për qind nga duhani i blerë. Nga ISHB theksojnë se blerja e duhanit përfundoi në suaza të afatit ligjor, përfundimisht me datën 15 të këtij muaji dhe është zhvilluar pa pengesa.

Në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në shtet në rrjedhë është nxjerrja e listave evidentuese, si licenca për prodhimin vjetor të duhanit. Nga Agjencia pagesore tashmë informuan se sapo të përfundojnë të gjitha procedurat administrative rreth kontrolleve, do të pasojë edhe pagesa e subvencioneve për prodhuesit e duhanit.

Në rekoltën për vitin 2018 janë mbjellur 14.802 hektarë me duhan, ndërsa janë kyçur 34.104 kontrata me nëntë ndërmarrje blerëse. Njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave paraqiti 23.430 lista të dhëna evidentuese. Sasia e përgjithshme e kontraktuar për blerje paraqet mbi 29.000 tonë duhan, Krahasuar me rekoltën e vitit 2017, për prodhim të duhanit në vitin 2018 janë dhënë 57 lista evidentuese më shumë se në vitin 2017, dhe janë kyçur mbi 4.700 kontrata më shumë. Rritje ka edhe tek sipërfaqet e mbjellura me duhan, dhe atë për 387 hektarë.

Rekolta e re prodhuese do të fillojë sipas Ligjit ekzistues për duhan dhe prodhime të duhanit, përkatësisht edhe këtë vit do të jepen lista evidentuese përkatësisht të ashtuquajtur “kartonë të bardhë”.

Me Propozimin ligjin e ri për duhanin që është në procedurë kuvendore, parashihet heqja e listave evidentuese nga viti i ardhshëm. Me atë dispozitë ligjore MBPEU pret dukshëm t’i ulë procedurat administrative për kultivuesit e duhanit me atë që ata do të kyçin kontrata  drejtpërdrejtë me ndërmarrjet blerëse. Propozohen edhe dispozita për rregullimin e prodhimeve të ngjashme të duhanit: prodhime të padjegshme nga duhani, cigare elektronike dhe prodhime bimore për pirje. Prodhuesit dhe eksportuesit të cilët vendosin në qarkullim cigare elektronike dhe/apo kontejnerë për mbushje të njëfishtë apo të shumëfishtë, parashtrojnë kërkesë për lëshim në qarkullim në Ministrinë e Shëndetësisë, për çka marrin miratim. Prodhuesit dhe ekportuesit e prodhimeve të padjegshme nga duhani janë të obliguar të parashtrojnë njoftim në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për të gjitha prodhimet e padjegshme nga duhani të cilat kanë ndër mend t’i lëshojnë në qarkullim. Dispozitat nga ligji të cilat kanë të bëjnë me termet e definuara për duhan të padjegshëm dhe cigare elektronike do të përdoren për përcaktim të kompensimit në pajtim me Ligjin për akcizat prej 1 korrikut të vitit 2019.

Sipas MBPEU, dispozitat e reja ligjore do të mundësojnë transparencë lidhur me përmbajtjen e marrëveshjeve të cilat duhet publikisht të publikohen më së voni deri më 28 shkurt të vitit rrjedhës në tabelë konkursi në selinë e blerësit dhe në ueb faqen lokale të blerësit. ab/

 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close