EvropëEvropë.Portal

Parlamenti britanik për herë të dytë do të votojë për marrëveshjen për Bregzitin

Parlamenti britanik sot do të votojë për Marrëveshjen për Bregzitin, i cili tani më njëherë e ka hedhur poshtë në janar të këtij viti.

Londër, 12 mars 2019 (MIA) – Parlamenti britanik sot do të votojë për Marrëveshjen për Bregzitin, i cili tani më njëherë e ka hedhur poshtë në janar të këtij viti.

Kryeministrja britanike, Tereza Mej mbrëmë në bisedime me kryetarin e Komisionit Evropian Zhan Klod Junker arriti të sigurojë ndryshime “obligigative ligjore” në marrëveshjen e saj për Bregzitin, në tentimin e fundit për të marrë mbështetje nga deputetët britanikë të cilët u kërcënuan se sërish do ta hedhin poshtë marrëveshjen. Marrëveshja obligative ligjore në të vërtetë është shtesë e marrëveshjes paraprakisht të arritur midis Mej dhe BE-së vitin e kaluar dhe parasheh mekanizëm mbrojtës me të cilin garantohet se kufiri midis Republikës Irlandeze dhe Irlandës Veriore do të mbetet i hapur edhe pas daljes së Britanisë nga BE-ja.

Kabineti i Tereza Mej kumtoi se është dakorduar instrument i përbashkët për sqarimin e marrëveshjes për Bregzitin.

Junker porositi se Britania duhet ta braktisë BE-në deri në zgjedhjet evropiane që do të mbahet nga 23 deri më 26 maj, ose në të kundërtën duhet të zgjedhë deputetë të saj për Parlamentin Evropian. Ai shtoi se tani Parlamenti britanik duhet të bëjë zgjedhje kyçe me atë do ta miratojë ose ta hedhë poshtë marrëveshjen për daljen e Britanisë nga BE-ja.

“Përzgjedhja është e qartë: kjo është ajo marrëveshje ose Bregziti ndoshta aspak nuk do të ndodh”, ka shkruar Junker në Tuiter.

Nëse deputetët nesër sërish e hedhin poshtë tekstin, atëherë ekzistojnë dy mundësi ose Britania e Madhe ta braktisë Unionin në datën e paraparë pa Marrëveshje, që do të mund të shkaktojë trazira në ven, por edhe në BE ose megjithatë Mej të kërkojë shtyrje të Bregzitit me qëllim që të marrë kohë shtesë për harmonizimin e kushteve për “ndarje” midis dy palëve.

Në fjalimin e ditës së premte, Mej paralajmëroi se hedhja poshtë e sërishme e marrëveshjes do të mund të shkaktojë “krizë”.

“Mbështeteni (Marrëveshjen) dhe Mbretëria e Bashkuar do ta braktisë BE-në. Hidheni poshtë dhe askush nuk do të dijë çka ka ndodhur… (atëherë) ndoshta nuk do ta braktisim BE-në me muaj. Do të mund të largohemi edhe pa masa mbrojtëse që i parashikon Marrëveshja dhe ndoshta edhe asnjëherë nuk do ta braktisim BE-në”, u porositi Mej deputetëve.

Nën presion të anëtarëve të Qeverisë së saj, Mej u pajtua që në rast se Parlamenti nesër e hedh poshtë Marrëveshjen, deputetët të mërkurën të deklarohen për mundësinë për Bregzit pa marrëveshje, ndërsa e refuzojnë edhe këtë, të enjten të votojnë për shtyrjen eventuale të braktisjes britanike të Unionit, të paraparë për më 29 mars. fb/

Таг
Back to top button
Close