Kultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

“Paguaj me poezi” të enjten në tetë lokalitete në Shkup

Aksioni i sivjetshëm  "Paguaj me poezi" i brendit të kafesë "Julius Majnël", të enjten me rastin e Ditës botërore të poezisë - 21 Marsi, do të mbahet në tetë lokalitete në Shkup. Fushata në të cilën secili që do të shkruajë vargje për kthim me një kafe, këtë vit do të mbahet në 40 vende.

Shkup, 18 mars 2019 (MIA) – Aksioni i sivjetshëm  “Paguaj me poezi” i brendit të kafesë “Julius Majnël”, të enjten me rastin e Ditës botërore të poezisë – 21 Marsi, do të mbahet në tetë lokalitete në Shkup. Fushata në të cilën secili që do të shkruajë vargje për kthim me një kafe, këtë vit do të mbahet në 40 vende.

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit të gjithë që do të shkruajnë poezi apo poemë hyjnë në lojën ndërkombëtare shpërblyese të Julius Majnël. Vetëm gjashtë persona nga mbarë bota do të mund të njoftohen me Tom Odel në koncertin e tij në Gllazgov më 1 qershor të vitit 2019.

“E gjitha që duhet të bëhet është që të shkruhet poema apo poezia, të fotografohet dhe të postohet në Instagram me hashtagun #PayWithaPoem”, thekson organizatori.

Tetë lokalet hotelierike në Shkup, në të cilat të interesuarit mund të paguajnë kafe me poezi këtë vit janë: Revia, Poladium, Fontana, Dion, Centar-bar, Bekjard, La kafe dhe Skuer 21.

Ata do të kenë mundësi edhe për takim me poetë dhe shkrimtarë të rinj të vendit, të cilët do t’u ndihmojnë krijuesve të vargjeve ta gjejnë, siç theksohen organizatori “inspirimin e brendshëm së bashku me Julis Majnëls”. mb/

Back to top button
Close